Janë publikuar pamjet brenda takimit mes kryeministrit Rama dhe nënë Lizës, banorë e “5 Majit”, e cila ishte një nga tre përfaqësuese, që u takuan me kreun e qeverisë.
Në video nuk dëgjohet e gjithë biseda, por kryeministri Rama gjatë diskutimit i thotë të moshuarës: “Me mua nuk flet dot kështu…dëgjo këtu kur je përballë meje…”
Ndërkohë banorja e cila ka filmuar takimin me Ramën, thotë: “Kryeministri nuk na dëgjoi regjistroi për vete dhe nuk na ka bërë asgjë”
Kryeministri Rama sot u prit me protesta nga banorët e “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit para se ai të futej në Kuvend.
Per te pare videon klikoni ketu
Ndërkohë vetë Rama tha se personat që kanë dokumente të rregullta hipotekore ose do të marrin kompensim financiar, ose shtëpi në shkëmbim. Ndërsa për të tjerët, që nuk disponojnë dokumentacion, shtëpia do ti prishet dhe ata do të trajtohen me bonus qiraje derisa në marrjen e shtëpisë.
“Kemi pasur një bisedë intensive dhe faktikisht unë kam sqaruar atë që ka qenë e vërteta qysh ditën e parë por e vërteta këtu i ka të vështira rrugët, sepse ka shumë pengesa dhe devijime të qëllimshme. Fakti është që për të gjithë banorët qoftë të zonës së 5 majit, të unazës të cilët janë të ndarë në dy kategori do të ketë një trajtim të dinjitetshëm njerëzor solidar njësoj sic u bë me të gjitha ata që humbën shtëpitë nga tërmeti
Ata që janë me certifikatë nuk kemi çfarë diskutojmë, zgjedhja është e qartë, ose dëmshpërblim financiar ose kompensim me këmbim që ata të marrin më shumë sec kanë
Për ata që janë pa letra, qasja është solidare, nuk është nxjerrje në rrugë. Unë ja tregova të gjitha procedurat. Shtëpia që është pa leje prishet dhe familja merr kompensimin me shtëpi njësoj si ata që mbetën pa shtëpi nga tërmeti. Deri në ditën e marrjes së shtëpisë paguhet nga shteti me bonus qiraje. Nëse gjeni një rast tjetër në vendet e ngjashme dhe hajde na e tregoni”, tha Rama.