Para seancës parlamentare të ditës së sotme, ku pritet të votohet zgjatja e mandatit të Vettingut, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do mbledhë grupin parlamentar.
Basha ka deklaruar prej kohesh që 2 prej prioriteteve kryesore të saj janë reforma territoriale dhe reforma zgjedhore.
Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se deri në orët e para të mëngjesit janë zhvilluar negociata intensive. Lideri i opozitës ka qenë në kontakt me zyrat më të larta të BE në Tiranë, në Bruksel, Uashington dhe gjetke mbi prioritetet e Partisë Demokratike.
Po ashtu mësohet se në lidhje me drejtësinë, Basha ka thene se PD “mbështet cdo hap që drejtësia të luftojë pa kompromis korrupsionin politik dhe krimin e organizuar.”