HomeAktualitetNjë tjetër shtet europian heq të gjitha masat kundër COVID, ja nga...

Një tjetër shtet europian heq të gjitha masat kundër COVID, ja nga cila datë do të udhëtohet lirisht

spot_img

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se duke filluar nga data 17 shkurt do të hiqen të gjitha masat kundër COVID-19 për qytetarët që udhëtojnë drejt Zvicrës.

Njoftimi i MEPJ:

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritet në Zvicër, kanë vendosur heqjen e të gjithë masave në kufi për udhëtimet drejt këtij shteti, në kushtet e Covid-19. Duke filluar nga data 17 shkurt 2022, nuk do të kërkohet certifikatë vaksinimi apo shërimi, as provë testi negativ anti-covid dhe as formulari (PLF) për të hyrë në Zvicër”.

Ndërkohë deri më 31 mars do të mbeten në fuqi, detyrimi i maskave në transportin publik dhe në objektet shëndetësore si dhe izolimi prej pesë ditësh për personat që kanë rezultuar pozitivë.

Nga e enjtja, 17 shkurt do të hiqen kufizimet e mëposhtme:

Maskat nuk do të jenë të detyrueshme në dyqane dhe ambiente të brendshme të restoranteve, si dhe në objektet, kompanitë dhe ngjarjet me qasje të publikut;

Bien plotësisht Certifikimi i detyrueshëm në objekte dhe biznese si kinema, teatro, ambiente të brendshme restorantesh dhe eventesh;

Bie po ashtu detyrimi për autorizim për ngjarje të mëdha;

Hiqen kufizimet e takimeve private;

Bie poshtë rekomandimi i zyrës së shtëpisë (Homm Office);

Hiqet po ashtu detyrimi për dëshminë e vaksinimit, shërimit ose testit pas hyrjes dhe detyrimi i formularit për hyrje në Zvicër;

Bien kufizimet vullnetare të kapacitetit në teleferikë dhe shitje me pakicë;

Mepj

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular