HomeAktualitet“A keni fytyrë ju, kush je ti”- Agron Shehaj sherr me Plaurent...

“A keni fytyrë ju, kush je ti”- Agron Shehaj sherr me Plaurent Ndrecajn: Ju vidhni dhe ne jemi të çuditshëm! Mos më thuaj mua ashtu…

Deputeti Agron Shehaj dhe juristi Plarent Ndrecaj janë përfshirë në një debat të ashpër teksa ishin duke diskutuar për çështjen e inceneratorëve.

Në emisionin Opinion, Shehaj akuzoi Ndrecajn duke i thënë se po mbron persona të cilët SPAK i akuzon për vjedhjen e mbi 3 milionë euro.

Kjo gjë ka sill reagimin Ndrecajt, i cili tha;“ çfarë po mbrojë? A keni fytyrë ju a s’keni”.

Pjesë nga debati

Shehaj:  Ajo që thua ti është një përgjigje vetëm për tu justifikuar.

Ndreca: Ju jeni të çuditshëm fare. Unë ju them shikoni faktet ju shkoni prapë..

Shehaj: Ju vidhni ne jemi të çuditshëm, nuk e kuptoj këtë gjë.

Ndreca: Lëri mo këto, ju vidhni, çfarë i keni këto historira? Kush je ti që thua ju vidhni? Si mund ta thuash?

Shehaj: E thotë SPAK-u.

Ndreca: A keni fytyrë ju a s’keni.

Shehja: Fytyrë nuk ke ti që mbron ti dhe mos më thuaj mua ashtu… SPAK thotë që ai që mbron ti ka marrë 3 milionë e gjysmë euro.

Ndreca: Më thuaj përball.

Shehaj: Përball të kam.

Ndreca: E dëgjon veten kur flet?

Shehaj: E ka thënë SPAK-u e ti e mbron.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular