HomeAktualitetKapen 11 tonë kokainë në Ekuador me vlerë 100 mln dollarë/ Kishte...

Kapen 11 tonë kokainë në Ekuador me vlerë 100 mln dollarë/ Kishte destinacion Belgjikën, aty ku u goditën pjesa më e madhe e bandave shqiptare të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

spot_img

Në më pak se një javë, më 11 tonë kokainë janë kapur në portin e Guayaquilit në Ekuador ndërkohë që Europoli kreu një megaoperacion po përgjatë këtyre ditëve në disa vende të Evropës ndaj bandave shqiptare duke arrestuar 45 persona, të cilët trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut dhe kryesisht Ekuadori.

Vetëm në fundjavën që kaloi u sekuestruan shtatë tonë kokainë e fshehur mes bananeve dhe e bëri gati për transport. Ndërkaq, dje dhe sot janë kapur po në të njëjtin port 4.5 tonë kokainë. Kokaina ishte gati për t’u transportuar me kontejnerë dhe destinacioni ishte Belgjika, aty ku u godit pjesa më e madhe e bandave shqiptare të trafikut të kokainës që përfundoi me 45 të arrestuar.

Teksa ditën e djeshme u kapën 1.5 tonë kokainë, ditën e sotme janë sekuestruar në zonën e terminalit detar, tre tonë të tjera, po kokainë. Droga është gjetur në gjendje të lëngshme.

Sipas policisë, personeli i Njësisë Kombëtare të Hetimit të Porteve dhe Aeroporteve (UIPA), në koordinim me Njësinë Kombëtare së bashku me qentë Anti-drogë (CRAC), pasi analizoi informacionin e marrë se në kontejnerët e portit të Guayaqulit ishte fshehur kokainë mes drurëve që eksportohen për bërjen e parketeve.

Nëse do të hidhej në treg vlera e drogës së sekuestruar në Ekuador në këtë kontejner do të kapte shifrën e 56 milionë deri në 100 milionë dollarë, shkruan El Universo. Policia e Ekuadorit nuk raportoi për të arrestuar ndërsa po kryhen hetime për porositësit e kokainës. Deri më tani, që nga fillimi i këtij vititi janë kapur 36 tonë drogë në mbarë Ekuadorin, shumica e tyre është sekuestruar në portet në jug të Guayaquilit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular