Policia e Lezhës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me zjarrin në një fabrikë peshku.
Ngjarja ndodhi rreth orës 06:30, në dalje të qytetit të Lezhës. Burime zyrtare bëjnë me dije se shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, punojnë për shuarjen e flakëve.
NJOFTIMI
Rreth orës 06:30, në dalje të qytetit të Lezhës, ka rënë zjarr në fabrikën e peshkut.
Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses në vendngjarje, punojnë për shuarjen e flakëve.
Si pasojë e tymit është devijuar trafiku në qytet dhe në rrugë dytësore.