HomeOP EDHapet një epokë e re e politikës duke kaluar në një dimension...

Hapet një epokë e re e politikës duke kaluar në një dimension të ri për shoqërinë shqiptare

spot_imgspot_img

Nga Arben Muça

Zonja e zotërinj mirmbrëma!
Jemi mbledhur këtu në këtë aktivitet politiko – kulturor për të përkujtuar një nga aktet më të pashembullta në historinë e Shtetit Shqiptar, atë të Grevës së Urisë
31 vite më parë qindra Studentë dhe Pedagogë të Universitetit të Tiranës morën nismën duke u ngujuar për kërkesat e tyre dhe njëra nga këto dhe më e rëndësishmja, heqja e emrit të diktatorit nga Universiteti.
Qytetaria e Tiranës dha kontributin e saj në këtë revolucion demokratik duke bërë të mundur heqjen e shtatores së diktatorit nga Sheshi Skënderbej .
Mirënjohje për burrat dhe gratë e Kryeqytetit, të cilët nën terrorin e forcave të policisë dhe të sigurimit të shtetit morën pjesë dhe bënë të mundur që ajo shtatore të vinte zvarrë deri në Kinoklubin e Qytetit Studenti.
Që në fillimet e saj levizja Studentore e Dhjetorit 90 artikulonte me zërin plot për një Shqipëri të lirë dhe demokratike,ku shpirti i tyre kërkonte Shqipërinë si gjithë Europa
Kanë mbetur shumë arsye per te luftuar që të bëhen realitet keto dy sllogane.
Tashmë politika sdo jetë më në përdorim për shqyerje te vendit, por do kontribuoj që të ketë përparësitë e mundshme ku krimi i organizuar,korrupsioni mos të kene vend në të ardhmen.
Roli i Komunitetit Europian për anëtaresimin e Shqipërisë pranë saj ka qënë skeptik,pasi politika 30 vjeçare shqiptare ngriva-shkriva ishte aktrim i parashkruar nga katovica.
SHBA, me misionin e tyre po nxjerrin jashtë karrocatës, politikën 30 vjecare, pjesen e përgjegjëse që ka bërë të mundur largimin e elitës Shqiptare .
Këto pseudo politikanë të cilët nuk kishin frikë nga ligji por e ushqenin atë, të shpëndarë nëpër parti politike ,kanë lënë vendin në një varfëri ekstreme duke qënë në zemër te Europës.
Nuk duhet të rrijmë në pritje dhe të vështrojmë evolucionin e së keqes ku disa familje politike me oborrtaret e tyre luftojnë për interesa personale.
Ky do ishte një fund i tmerrshëm për shoqërinë dhe ekonominë e vendit tonë të dashur.
Të dashur miq dhe të ftuar sonte hapet një epokë e re e politikës duke kaluar në një dimension të ri për shoqërinë Shqiptare ,dhe do kërkoja nga të gjithë që ndodhen në këtë sallë dhe jashtë saj që të reflektojmë që Elitat si brenda ashtu dhe jashtë Shqipërisë të bëhen më të gjalla dhe të jemi aktorët kryesorë në zhvillimin e vendit tonë.
Duke ju falenderuar për pjesëmarrjen edhe njëherë ju uroj një mbrëmje të bukur!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular