HomeKryesoreKandidati i PD, Luan Haka takime në Kastriot: Me qindra fermerë të...

Kandidati i PD, Luan Haka takime në Kastriot: Me qindra fermerë të falimentuar nga mungesa e subvencioneve dhe mbështetjes

spot_img

Kandidati i PD, Luan Haka takime në njësinë administrative-Kastriot: Me qindra fermerë të falimentuar nga mungesa e subvencioneve dhe mbështetjes

Në takimet në fshatrat Kastriot dhe Sohodoll, ku gjenden sipërfaqe të tëra të mbjella me pemtari, fermerët theksuan se kanë falimentuar nga mungesa e mbështetjes së subvencioneve të Ministrisë së Bujqësisë dhe nga braktisja totale e shërbimeve të bashkisë. Krahas mungesës bazike të magazinave të mbledhjes së frutave, fermerët përballen me çmimet tejet të larta të kimikateve farërave dhe përdorimit të mjeteve bujqësore. Nga ana tjetër dhe karburanti që përdoret nga fermerët dibranë me çmim shumë të lartë se në vendet e rrajonit e bën edhe më të pamundur mbijetesën e fermerëve. Gjatë takimit theksova se programi i PD ka një alternativë konkrete për daljen nga kriza të bujqësisë dhe zhvillimit të fermerëve të Dibrës. Sipas masave që do të marrim pas fitores së këtyre zgjedhjeve do të ketë ndërhyrje një funksionim efikas të sistemit të vaditjes dhe infrastrukturës në tërësi të njësisë së Kastriotit.
“Bashkia do të jetë shtëpia e hapur e qytetarëve dhe çdo banori të njësive vendore. Taksat e dibranëve do të menaxhohen me përgjegjshmëri dhe transparencë të lartë. Ne do të sjellim ndryshimin e madh që e kërkon çdo dibran në mënyrë që ta kthejmë Dibrën vendin me shpresë dhe ardhme.”
Në 6 Mars, të gjithë bashkë për ndryshimin e madh!
VotoPartinëDemokratike
VotoLuanHaka
Voto Nr 2

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular