HomeKronike"Zjarri në shtëpi i dogji të gjallë të atin"/ Historia e trishtë...

“Zjarri në shtëpi i dogji të gjallë të atin”/ Historia e trishtë e familjes: Nënë e bijë vdesin brenda 10 ditësh

spot_img

Një histori e trishtë dhe aq e çuditshme ka tronditur zonën e Birmingham në Britaninë e Madhe. Nënë e bijë kanë ndërruar jetë tragjikisht brenda 10 ditëve.

Raportohet se 67 vjeçarja Sue Worton vdiq më 28 janar nga një sëmundje e mushkërive, ndërsa me 7 shkurt ndërroi jetë dhe vajza e saj 30-vjeçare Louise Fullard për shkak të komplikimeve në zorrë

Familjarët janë të shkatërruar ndërsa kanë nisur të mbledhin fonde për të mbuluar të gjitha shpenzimet e funeralit.

Një nga ta shprehet se vdekja e 30 vjecares menjëherë pas nënës së saj erdhi dhe nga gjendja e saj e rënduar psikologjike pasi ato ishin shumë të lidhura me njëra-tjetrën.

Ata rrëfejnë se familja e tyre ka qenë e pafat ndër vite sepse në 1990 dhe i ati i tyre vdiq nga një zjarr që ra brenda shtëpisë.

Vdekja e tyre tragjike erdhi ndërsa zonja Fullard dhe vëllezërit e motrat e saj do të shënonin 10 vjetorin e vdekjes së babait të tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular