Ambasada angleze në Tiranë ka shprehur interesin që përfaqësues të saj të jenë të pranishëm këtë të martë në komisionin hetimor për inceneratorët.
Diplomatë të ambasadës angleze kanë kërkuar të jenë të pranishëm në seancën dëgjimore për ish-ministrin Damian Gjiknurin dhe sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrit Engjëll Agaçin.
Përfaqësuesit e selisë diplomatike ishin të pranishëm edhe në dëshminë e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që u përplas me kryetaren Jorida Tabaku.
Në mes të repikave, Tabaku iu drejtua Veliajt me fjalët: Kemi përfaqësues të ambasadave të huaja këtu që kanë interes shmuë të lartë për dëshmitë e personave në këtë komison, ti respektojmë”.