HomeBotaNjohja e pavarësisë së rajoneve separatiste dhe futja e ushtrisë në Ukrainë/...

Njohja e pavarësisë së rajoneve separatiste dhe futja e ushtrisë në Ukrainë/ Mbretëria e Bashkuar: Vendosim sanksione të forta ndaj Rusisë

spot_img

Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar se do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë ditën e nesërme. Kjo deklaratë e sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss, vjen pas njohjes nga Putini të rajoneve separatiste në Ukrainë.

“Nesër do të shpallim sanksione të reja ndaj Rusisë në përgjigje të shkeljes së ligjit ndërkombëtar dhe sulmit ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, tha Truss në llogarinë e saj të verifikuar në Twitter, transmeton CNN. 

Ky reagim i Truss vjen pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Biden po planifikon të vendosë kufizime të reja në tregtinë dhe financimin në dy territoret pro-Moskës.

Mbretëria e Bashkuar ashpërsoi regjimin e saj të sanksioneve kundër Rusisë më 10 shkurt, kur legjislacioni i ri u hodh në parlament.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular