HomeAktualitetPD nxjerr VIDEON/ Si gënjeu Gjiknuri në komision për Mirel Mërtirin

PD nxjerr VIDEON/ Si gënjeu Gjiknuri në komision për Mirel Mërtirin

spot_img

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi gjatë Komisionit Hetimor për Inceneratorët se Mirel Mërtirin njërin prej personave të përfshirë në çështjen e djegësave e njeh vetëm si fytyrë.

Por Partia Demokratike ka publikuar një video nga deklarata e Gjiknurit në Komision, përballë një deklarate të dhënë në Parlament ku dëgjohet që thotë “atë e njoh që në shkollë unë”.

PD pretendon se kjo deklaratë ka të bëjë me njohjen e Damian Gjiknurit me Mirel Mërtirin. Partia Demokratike pretendon gjithashtu se Damian Gjiknuri i ka dhënë shoqërisë Albtek Energy një leje minerare në Bradashesh me kohëzgjatje mbi 25 vite.

“Me firmën e Damian Gjiknurit i është dhënë Leje Minerare në Përvallë shoqërisë së Stela Gugallja, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Ilir Dedja dhe Loran Dusha. Leja minerare me firmën e Damian Gjiknurit, shoqërisë së Inceneratorit të Elbasanit, në pronësi të shtetases Stela Gugallja, person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Jorida Tabaku zbardhi lidhjet e shumëfishta të Damian Gjiknurit me pronarët e inceneratorëve: kontratë konçesionare, mbi 15 udhëtime, leje minerare” – thuhet në njoftimin e PD-së.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular