Pas urdhrit të presidentit rus Vladimir Putin që ushtria e tij të marshojë drejt kufirit lindor të Ukrainës dhe njohjes së rajoneve separatiste, ka marrë “zemër” edhe Serbia. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciç ka deklaruar këtë mbrëmje se ai i ka dhënë urdhër ushtrisë si komandant i përgjithshëm i saj që të jetë gati për çdo moment.
“Sigurisht që jam i shqetësuar dhe situata nuk është e leht. Presioni politik mbi Serbinë pas fjalimit të Putinit do të jetë më i fortë se kurrë. Askush nuk mund të parashikojë më se çfarë do të ndodhë. Sot i dhashë urdhër Ushtrisë si Komandant i Përgjithshëm që të përgatitet në mënyrën më të mirë në çdo kohë. Vazhdojmë të blejmë armë atë që është më e mira për mbrojtjen e vendit” “, tha në një fjalim mbrëmjen e sotme në Beograd, shkruan B92.
Ndërkaq, më herët, Putin njohu pavarësinë e dy rajoneve ukrainase, Donetsk dhe Luhansk, të cilat kontrollohen pjesërisht nga separatistët e mbështetur nga Moska. Rreth vendimit për të njohur këto rajone është informuar lideri francez, Emmanuel Macron dhe ai gjerman, Olaf Scholz, është thënë në deklaratën e Kremlinit. Putin e ka nisur fjalimin e tij para kombit duke diskutuar për historinë dhe duke thënë se Ukraina moderne është “krijuar” nga Rusia.