Policia italiane ka arrestuar një 53 vjeçar shqiptar pasi plagosi ish-gruan e tij dhe partnerin e saj të cilët i gjeti në një hotel në Rimini të Italisë. Autori i identifikuar si Pëllumb Jaupi akuzohet për plagosje të dyfishtë. Ndërkohë që ndaj tij kishte edhe një hetim për përndjekje ndaj gruas së tij me të cilën kishte pak kohë që ishte ndarë.
E plagosura 51-vjeçare është shtruar në spital ndërsa partneri i saj është në gjendje të rëndë. Nga ngjarja ka mbetur e plagosur edhe motra e 48 vjeçarit, e cila ndërhyri gjatë përplasjes.
Akuzat për përndjekje
Gruaja e tij e kishte denoncuar Jaupin për herë të parë në dhjetor të vitit 2020 dhe më pas përsëri në nëntor të 2021-it. Ai akuzohej se e kishte kërcënuar atë vazhdimisht, duke e detyruar të ikte në Shqipëri pas ndarjes, midis marsit dhe tetorit 2020. Kur ajo ishte kthyer sërish kohët e fundit duke menduar se burri ishte qetësuar. Por ai e kërcënoi sërish gruan duke e detyruar atë që të mbyllej në banjë, duke pritur që ai të largohej, shkruan Il Messaggero.
Ai e kontrollonte vazhdimisht, e kërcënonte me thikë, dhe në një rast i kishte thënë gruas së tij nëse i tregonte djalit për dhunën do t’i vriste që të dy. Në nëntor të vitit 2021 ai e priti jashtë shtëpisë dhe pasi vuri re se ajo mori një telefonatë, të cilës ajo nuk iu përgjigj, ai filloi ta kërcënonte, duke bërtitur dhe duke bërë sikur dinte se kush e kishte telefonuar: Nëse nuk ma tregon kush të mori në telefon do të të djeg të gjallë, nuk të vras vetëm se je nëna e fëmijëve të mi, nëse më denoncon dhe më futin në burg do të të vras kur të dal”.
Prokuroria e Riminit kishte kërkuar vitin e kaluar dënimin me burg, por gjykata nuk e mori parasysh për të ardhur deri në ditën e sotme ku ai plagosin gruan e tij dhe partnerin e saj.