Irena Beqiraj, ish-zëvendës ministre e Financave dhe njëherësh ish-drejtoreshë e Doganave në qeverinë Rama, e ka konsideruar djegien si një nga proceset me të shtrenjta të trajtimit te mbetjeve. Teksa prej 6 orësh kryeministri Edi Rama po dëshmon në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Beqiri i është përgjigjur kryetares së këtij Komisioni, Jorida Tabakut duke i drejtuar disa pyetje.
Beqiri sjell në vëmendje shembullin e Copenhagenit që sipas saj është sanksionuar një impiant djeges që ka kushtuar 500 milion euro sepse emetonte në ajër gazra të dëmshëm, madje ai u shoqerua me dështime teknologjik.
Beqiraj me tej shprehet se Zoto gjeti teknologji të lirë për procesin e djegies ndersa e pyet Tabakun se si ka mundësi që kostoja e një toni djegie është 51 euro.
Nëse do të isha në vend të Tabakut !
Nëse sot do të isha në vend të Tabakut e cila është ekonomiste si unë , sot Kryeministrit si njeriu që merret me politikë- berjen do ti beja vetëm një koment edhe një pyetje.
Sipas të gjitha raporteve që unë kam lexuar, Djegia është një nga proceset me të shtrenjta të trajtimit te mbetjeve . Mesatarisht kostot totale për djegien e një ton mbetje në 2001 ishin 71 euro , (sipas studimeve europiane) . Sot për shkak të investimeve në teknologji edhe më të përparuara kostoja është mesatarisht 134 euro për ton . Pjesën dërmuese të kostos së lartë të djegies e zënë elementet e mbrojtjes së ambjentit , reduktimi I emetimit të gazrave të dëmshme në ajer .
Madje në 2014 në Copenhagen është sanksionuar një djegies që ka kushtuar 500 milion euro sepse emetonte në ajër gazra të dëmshëm, madje ai u shoqerua me dështime teknologjik ( lexo më poshtë).
Pyetja është si ka mundësi që kosto e djegies të një 1 toni del 51 euro ne 2017 në Shqipëri ( kosto totale e paraqitur nga koncensionari ku 29 mbulohen nga buxheti I shtetit edhe 22 euro nga shitja e energjisë edhe e skrapit)? Si ka mundësi që djegia të bëhet me kosto kaq të ulët sic deklaron shpesh KM? A ka gjetur koncensionari ndonje metodë, a teknologji të lirë që nuk e njeh bota që mbron maksimalisht ambjentin edhe shëndetin ? Apo ?
Unë si e majtë besoj tek e para! Padyshim si shqiptar altruist, I vënë nën presionin e politikanëve tanë skrupuloz , Zoto u lodh dhe kokën e përpoqi për të gjetur një teknologji të sigurt për shëndetin tonë por edhe të lirë. Madje jam kaq e majtë sa dua të besoj edhe që mund të dal me humbje I gjori duke sakrifikuar pasurinë e tij për vendin .
Për ketë arsye jam optimiste edhe mendoj që ka ardhur koha t’ua paraqesim europianeve si gjetje, ta mbrojmë si patentë inovatore , me këtë rast nuk lodhen as gjermanët e GIZ duke na dhënë mend !!!!
🤔🤔🤔.
Kam edhe disa pyetje të tjera ekonomike , por nuk po e lodh Joridën që e ka harruar Ekonominë , edhe as Kryeministrin që nuk ka më moshë ta mesoj atë .
Po pres të dëgjoj pyetjen a e njeh Kryeministri Zotin, me falni Zoton !