Kandidati i PD për Shkodrën, Xhemal Bushati takim me të rinjtë: E duan ndryshimin dhe do të jenë në krye të kësaj sfide. Bashkia e së nesërmes do të jetë e hapur për më të mirët.
Me të rinjtë dhe të rejat e qytetit të Shkodrës, ato që me të drejtë cilësohen si pjesa më vitale e shoqërisë, e zhvilloi takimin e tij të radhës kandidati i partisë demokratike për bashkinë Shkodër. Kandidati Bushati: Rinia garancia e fitores
Nga punësimi, karta studentore dhe problematikat që hasin çdo ditë në rrugët e Shkodrës, ishin disa nga kërkesat që të rinjtë i bënë kandidatit të PD për bashkinë Shkodër Xhemal Bushati i cili dha mbështetjen për t’i zgjidhur.
“Sa herë ulem për të diskutuar me të rinjtë, bindem edhe më shumë se 6 marsi do të jetë fitorja e Shkodrës. Nuk janë pozicionuar përkrah meje, por jemi ne që jemi rreshtuar krah tyre. Sepse e ardhmja e Shkodrës është beteja e tyre. Mora përgjigje për shumë pyetje. I sigurova për diçka. Ka ikur koha që kriter për punësimin e tyre ishte familja. Kjo merr fund!
E duan ndryshimin dhe do të jenë në krye të kësaj sfide. Bashkia e së nesërmes do të jetë e hapur për më të mirët. I kërkova që mos të dorëzohen, por ta mbajnë ndezur shpresën e ndryshimit”.