Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat në dalje të Kryesisë së Kuvendit ka paralajmëruar një padi ndaj kryetares së Komisionit të Inceneratorëve.
A do kërkosh asistencë me ish-ministrin Koka?
Më gjithë respektin, për këto pyetje bëni mirë që të mendohuni dy herë dhe mos imitoni dhembujt më të këqinj që i kishit sot para syve. Mua më citoni drejt dhe ironitë dhe këto mbeturinat e zhargonit politik mos i sillni këtu.
Si ndiheni që ktheheni për të dëshmuar pas 21 vitesh?
Është fatkeqësi që na kaq shumë vite këta janë po ata.
Do ngrini padi për akuzat e Luciano Bocit?
Do presim dhe cështjen e grupit të strukturuar do ta trajtojmë në gjykatë dhe për fat të keq e kemi bërë gjykatën vend ku takohemi me zonjën Tabaku. Do më duhet ta bëj prapë dhe më vjen keq. Kur të mbarojë hetimi i SPAK-ut do shkojmë në gjykatë.