HomeAktualitetMoska dërgoi ushtrinë në Ukrainë/ Çifti martohet mes konfliktit dhe ‘sfidon’ Vladimir...

Moska dërgoi ushtrinë në Ukrainë/ Çifti martohet mes konfliktit dhe ‘sfidon’ Vladimir Putinin që kërcënon me luftë

spot_img

Rreth 70 km nga Donetsk, një nga dy rajonet e shkëputura në Ukrainën lindore të drejtuar nga separatistët dhe që mbështeten nga Rusia, dhe kur Moska ka dërguar ushtrinë në atë vend, ka nga ata që kanë vendosur të martohen.

Në qytetin industrial të Kostyantynivka, e cila në vitin 2014 u pushtua për dy muaj përpara se ushtria ukrainase të rimarrë kontrollin, Olga dhe Jenya u martuan ditën e sotme dhe po bëjnë çmos për të shijuar rastin me familjet dhe miqtë.

Ndërsa të ftuarit hanë nga pjata të mëdha me sallata dhe mish të pjekur në skarë, ata shijojnë argëtimin dhe muzikën pop që dëgjohet nga altoparlantët. Ata duken të patrazuar nga ngjarjet që ndodhin afër tyre, transmeton BBC. 

Kur fillimisht caktuan datën, Olga dhe Jenya nuk e dinin se do të përkonte me urdhrin e Presidentit Vladimir Putin për të dërguar ushtrinë.

Çifti kishte përgatitur gjithçka, që nga restoranti, fotografi dhe të ftuarit dhe nuk kishin ndërmend që të anulonin dasmën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular