Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit Hetimor , kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku, në një deklaratë për mediat bëri me dije se kryeministri Edi Rama pranoi përpara shqiptarëve se ishte në dijeni për aferën e inceneratorëve.
Gjithashtu ajo theksoi se PD është e vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj afere.
“Unë besoj që Komisioni faktet i kishte të qarta. Sot doli në pah që firma e kryeministrit është hedhur me vetëdije. Ai ka pasur qëllimin që këtë kontratë të ja jepte një kompanie pa eksperiencë, ai e di që nuk kryhet procesi dhe e di që po përdoren për pastrim parash. Sot aktroi nga fillimi deri në fund. Sot nuk ka shqiptar që mos ta besojë se u janë dhënë tri koncesione personave në kërkim. Me rëndësi është që qytetarët të kuptojnë se jemi të vendosur për të shkuar përpara…”, tha Tabaku