Kryeministri Edi Rama vazhdon te raportoje në Komisionin hetimor për Inceneratorët.
Ai ka ironizuar disa herë kryetaren e Komisionit, Jorida Tabakun, të cilën disa herë e ka thërritur me emrin e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.
“Zonja Topalli… ndjesë zonja Tabaku se di pse ju thërrita zonja Topalli”, ka thënë disa herë kreu i qeverisë.
Ndërkohë që gjatë replikave, Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku I ka kthyer ‘reston’ teksa e ka thirrur Edi Ramën si “zoti Koka”. “Po fjalën e keni ju zoti Koka.. Ndjesë se nuk është këtu, e keni ju zoti Rama”.
Një moment i veçante gjatë debatit ishte dhe fakti se kreu i qeverisë u bë pis me bojën e stilolapsit në ballë.
“Më thonë që kam një yll në ballë! E hoqa?”, tha Rama teksa ka fërkuar ballin disa herë deri sa hoqi “njollën”.
Ndërsa, Tabaku iu përgjigj, “Iu hoq ylli në ballë, ok vazhdojmë mbledhjen”.
Gjatë mbledhjes, Eduard Shalsi ka kërkuar që të bëhën pushime për këtë mbledhje që pritet të zgjasë pafund, ndërsa tha se “duhet ajërosur salla e komisionit’.