Analisti Mark Marku ka komentuar dëshminë e kryeministrit Edi Rama në Komisionin Hetimor për Inceneratorët gjatë ditës së sotme.
I ftuar në emisionin Opinion, Marku e cilëson këtë dëshmi, njësoj si qëndrimet që mbante Rama dikur për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin.
Sipas Markut, Rama nuk kthjelloi asnjë dyshim që kishte mbi këtë aferë.
Pyetje: Në daljen e sotme si t’u duk Rama?
Marku: Në daljen e sotme ishte fiks atë që ka bërë me Saimir Tahirin. Super aferë, policia e përfshirë në përhapjen e kanabisit, trafikun, kontrabandës, drogë e gjithçka. E mbronte, ministri më i suksesshëm sot është në burg. Edhe për këtë aferë është në arrest një ish-ministër dhe dy persona të tjerë në kërkim. Pse nuk shkon personi që iu ka dhënë paret ky. Kryeministri nuk ka kthjelluar asnjë dyshimë që ka të bëjë me këtë aferë.