HomeEkonomiGent Sejko mandatohet për herë të dytë si Guvernator i BSH, ja...

Gent Sejko mandatohet për herë të dytë si Guvernator i BSH, ja votimi në Parlament

spot_img

Gent Sejko do të vijojë të mbajë postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Ai u votua ditën e sotme në Kuvend me 103 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim.

“Projektvendim për zgjedhjen e Fuvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Rezultati i votimit për z. Zent Sejko. Pro 103 vota, kundër 1 votë dhe 1 abstenim. Zoti Gent Sejko zgjidhet guvernator i Bankës së Shqipërisë” – tha Nikolla.

Prej 5 shkurtit 2022, guvernatorit të Bankës së Shqipërisë i ka mbaruar mandati 7-vjeçar. Gent Sejko u emërua Guvernator 5 shkurtin e vitit 2015 nga Kuvendi.

Emërimi i Sejkos erdhi pas ndërprerjes së mandatit të Ardian Fullanit, i cili u shkarkua nga Këshilli Mbikëqyrës pas arrestimit për vjedhjen në thesarin e shtetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular