HomeBotaLufta në Ukrainë/ ‘Ndizen gjakrat’, ministrja e Jashtme britanike përzë për 5...

Lufta në Ukrainë/ ‘Ndizen gjakrat’, ministrja e Jashtme britanike përzë për 5 minuta ambasadorin rus: Largohu menjëherë

spot_img

Ambasadori rus është përzënë nga ambientet e Ministrisë së Jashtme të Britanisë së Madhe. Në takimin e shkurtër që zgjati vetëm 5 minuta me ministren e Jashtme britanike Liz Truss ku u fol për pushtimin e Ukraniës, ambasadori rus Andrei Kelin iu kërkua të largohej menjëherë nga ndërtesa.

Gjatë diskutimit mes Truss dhe Kelin mbi vendimin e Putinin për të pushtuar në një shkallë të gjerë Ukrainën, janë ‘ndezur gjakrat’ dhe ministrja e Jashtme i kërkoi diplomatit rus të largohej brenda 5 minutave nga ambientet e Ministrisë.

Pavarësisht incidentit, nuk pritet një dëbim i diplomatit rus   “I kërkuan të largohej brenda 5 minutave. Sigurisht që kjo nuk është hera e parë që ai thirret në Ministrinë e Jashtme, ka ndodhur disa herë. Jo vetëm në vitet e fundit, por edhe ditët e fundit. Po bëhet një situatë paksa rutinë. Sidoqoftë, mendoj se nuk ka gjasa të ketë një dëbim diplomatik, që do të prishte marrëdhëniet diplomatike me Rusinë dhe potencialisht do të pengonte komunikimin që ne mund të kemi ndërsa shpaloset kjo krizë”, raportojnë gazetarët e pranishëm në takim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular