HomeKryesoreMurat Basha: Përtej llafeve dhe demagogjisë sot, në 2005 këshilltarët e PD...

Murat Basha: Përtej llafeve dhe demagogjisë sot, në 2005 këshilltarët e PD votuan për Soros dhe Janullatos si Qytetar Nderi të Tiranës

spot_img
Nga Murat Basha: 
Përtej llafeve dhe demagogjisë sot.
Në Janar të 2005, administrata vendore, solli në këshillin bashkiak Tiranë, mes të tjerave edhe 3 projekt-vendime.
1- Privatizimi i tokës rreth komplekit te parku rinia ( I njohur si Taivani nga qytetarët e Tiranës ) çmimi 112.000 lekë të vjetra m2…?!?!
2- Dhënia e titullit qytetar nderi i kryepeshkopit Janullatos.
3- Dhenia e titullit qytetar nderi z. George Sorros.
Në mbledhjen e parë reagova për Taivanin,u mbështeta fort edhe nga këshilltarët e PD,në veçanti nga zonja Nermin Basha… për pasojë u prish mbledhja e K.Bashkiak dhe nuk u votua asnji projekt-vendim. Sepse duheshin 2/3 e votave që PS nuk i kishte.
Mbas dy javësh u lajmëruam përsëri për mbledhje,me të njëjtat materiale për votim.
Një natë para votimit,isha në Përmet,rrugës kthimit diku afër Lushnjes bie telefoni,ishte një mik.
-” Ku je vëlla ” më thotë
-” Po vij nga Përmeti,jam në Lushnje…”
-” Dua të takoj patjetër sonte “
Ishte ora 20.00
-” Ke ndonjë hall,se lajmëroj dikë të vij….”
-” Jo mo jo,po dua të shihemi,të pres te Taivani “
Të mos zgjatem.
Shkova te Taivani rreth orës 21.00, miku im ishte me një person tjetër, i cili mbasi më pyeti si je,direkt me tha ;
-“Dua votën tënde nesër…”
-“Jo” Ja ktheva shkurt
Më zgjati një zarf.
-“20 mijë euro,ja ku i ke… “
U rrit shuma,por ja preva,se nuk ka çmim që ble nderin tim.
-“O Rato ça bën vëlla ” më thot miku.
-“Jo dhe jo,ti më njeh ” ja ktheva mikut.
-“Thir pronarët,paguaja tokën me çmimin e tregut dhe jemi dakord
jo me 112.000 lekë të vjetra m2, që po e merr ti ” ja ktheva.
I habitur më pa disa sekonda.Futi zarfin në xhep dhe më tha ;
-” Do paguaj disa herë më shumë, po unë tokën rreth Taivanit do e marr “
I sigurt që nuk do votoheshin projekt-vendimet e kaluara, sapo hyra në sallë, ju drejtova këshilltarëve të PD,që siç bëmë edhe herën e kaluar, nuk do votonim Taivanin etj…
Ata më shihnin dhe nuk flisnin….
Mirpo kishte një element,që ndryshoi gjithshka.
Sekretari PD z.Mustafaj në një intervistë të gjatë tek “Gazeta Shqiptare” theksonte se ;
-” PD nuk kishte lidhje me qëndrimet ekstremiste të Murat Bashës, se ai nuk është përfaqësues i PD, por i aleatëve etj. Zonja Nermin Basha dhe disa këshilltarë tanët, u ndikuan momentalisht nga qëndrimi i Murat Bashës, por ajo dhe ata,do mbajnë qëndrim në unison me grupin…… “
Për hir të vërtetës zonja Nermin Basha nuk erdhi në mbledhje.
Kërkova me forcë që të refuzonim,përsëri.
Mu drejtua z.Rusmajli ku më thotë se PD i ka lënë të lirë këshilltarët të votojnë sipas “bindjes apo dëshirës….”
Duke qeshur mu drejtua një këshilltar i PD
-” O Murat ti je i çmëndur, po a do vimë në pushtet neve ? Ku ti gjejmë paratë për fushatë ne mo, po do na japë edhe Besua i Taivanit 500.000 E, që të fitojmë…. “
Bashkë me Maks Haxhinë, Çim Barushin, këshilltarin e Ballit dhe unë votuam kundra… por pa vlerë,se të tre projekt-vendimet kaluan edhe me votat e PD, jo të gjithë këshilltarët e PD votuan, por votuan aq sa u bënë 2/3.
Aty janë proçes-verbalet e mbledhjes dhe inçizimet….
Se ç,farë ka ndodhur më pas nuk ja vlen.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular