HomeAktualitetPrapaskenat/ Kandidatët e KLP e KLGJ marrin më shumë se votat e...

Prapaskenat/ Kandidatët e KLP e KLGJ marrin më shumë se votat e maxhorancës. PD grisi fletët e votimit, rrjedhja e votave nga…

spot_img

Kuvendi plotësoi tre vakanca në organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë. Yllka Rupa dhe Ilir Rusi do të jenë dy anëtarët e rinj në Këshillin e Lartë Gjyqësor ndërsa Mirela Bogdani do të zërë karrigen e Gent Ibrahimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Për dy vakancat në KLGJ u mblodhën 84 vota pro, 1 kundër dhe një abstenim, numër ky më I madh se sa ai i kartonëve që zotëron maxhoranca në sallë duke treguar rrjedhje votash. Ndërsa për Mirela Bogdanin ishin 81 pro tre kundër dhe një abstenim, sërish më shumë se 77-tëshja e maxhorancës.

Votim 1

Burime nga grupi i PD bëjnë të ditur se vendimi i kësaj force politike ka qenë për ti grisur fletët e votimit, ccka të bën të dyshosh se të paktën 7 deri në 9 vota për këto dy votime mund të kenë ardhur nga LSI, grupi i Berishës apo deputetët aleatë të PD-së.

 

 

Votim 2

Për të dyja rastet votat ishin të pamjaftueshme për t’i zgjedhur me shumicën që kërkon ligji, por duke qenë ky votim i tretë, hyn në zbatim mekanizmi i tretë që e bën automatikisht fituese listën e përcjellë për miratim.

Sipas PD-së, listat ishin të paracaktuara pasi për vakancat në KLGJ ishin përcjell dy emra për dy vende, ndërsa për KLGJ, një emër për dy vakanca.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular