HomeKryesoreE BUJSHME! Roman Abramoviç jep zyrtarisht dorëheqjen nga drejtimi i Çelsit

E BUJSHME! Roman Abramoviç jep zyrtarisht dorëheqjen nga drejtimi i Çelsit

spot_img

Roman Abramoviç ka vendosur të heqë dorë nga detyra e drejtuesit të Çelsit, duke i dhënë fuqitë vendimmarrëse drejtuesve të Fondacionit të Bamirësisë së Çelsit.

Pronari rus i bluve të Londrës, tregoi vendimin e tij në një komunikatë të publikuar nga klubi, në një periudhë ku e ardhmja e tij është vënë në dyshim pas zërave të vazhdueshëm për sanksione ndaj miliarderit rus pas shpërthimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Gjatë thuajse 20 viteve të pronësisë së Çelsit, unë e kam parë gjithmonë rolin tim më shumë si të një kujdestari të klubit, puna e të cilit është të sigurohet që të jemi të suksesshëm sa jemi sot, ashtu si edhe të ndërtojmë për të ardhmen, ndërsa luajmë një rol pozitiv në komunitetin tonë. Unë i kam marrë gjithmonë vendimet duke pasur në zemër interesin e klubit dhe unë i mbetem i përkushtuar këtyre vlerave. Kjo është arsyeja se pse sot unë i jap bordit drejtues të Fondacionit të Bamirësisë të Çelsit kontrollin dhe kujdesin për Çelsin.

Unë besoj se aktualisht ata janë në pozitat më të mira të mundshme për t’u kujdesur për interesin e klubit, lojtarëve, stafit dhe fansave”, shkruhej në komunikatën e pronarit të Çelsit.

Kështu, ai mbetet ende pronar i klubit, por vendimet ekzekutive tani e tutje do të merren nga bordi i përbërë nga Brus Bak, Xhon Divajn, Ema Hejs, Piara Pouar, Pol Ramos dhe Hju Robertson.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular