HomeBotaE shoqëruar nga disa truproje, ish-kancelares Angela Merkel i vjedhin portofolin në...

E shoqëruar nga disa truproje, ish-kancelares Angela Merkel i vjedhin portofolin në supermarket

spot_img

Ish-kancelares Angela Merkel i kanë vjedhur portofolin në një supermarket në Berlin. Mediat gjermane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur ditën e enjte (24 shkurt) në qendër të kryeqytetit gjerman

Ka qenë vetë ish-kancelarja që ka denoncuar rastin në polici. Sipas raportimeve, Merkel po bënte Pazar dhe e kishte vendosur portofolin në çantë të cilën e kishte varur tek karroca e blerjeve në supermarket.

Mbetet ende e paqartë se si arriti që një person të vjedhë portofolin e ish-kancelares pa u vënë re, kur 67-vjeçarja shoqërohej nga disa truproja.

“Policia e Berlinit konfirmon se një 67-vjeçareje i është vjedhur portofoli i saj në një supermarket rreth orës 11:40 të së enjtes, por nuk ka dhënë detaje të tjera” – shkruan BILD.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular