Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko është duke organizuar regjimentin e tij të vullnetarëve për të mbrojtur Kievin. Sëfundmi ai shpërndau 30 mitrolozë te forcat vullnetare që i janë bashkuar atij kundër pushtuesve rus.
Poroshkenko shpërndau edhe disa foto në rrjette sociale duke thënë se do të “ishte mirë për armikun që të mos kalonte nga Kievi”.
“Le të mbrojmë Kievin dhe banorët e Keivit! Le të mbrojmë Ukrainën!”, tha Poroshenko.
Më herët ai dha një intervistë për CNN duke theksuar se nuk do të largoheshin kurrë nga Kievi.
Gjatë mesditës së sotme, mediat amerikane raportuan se rusët janë shumë të frustruar për çfarë po ndodh në Ukrainë pasi deri më tani nuk kanë arritur asnjë prej objektivave parësorë të tyre.
Sipas tij, inteligjenca amerikane nuk ka të dhëna që tregojnë se rusët kanë marrë nën kontroll ndonjë qytet gjatë tre ditëve të para të sulmit ndaj Ukrainës apo të kenë arritur kontroll absolut të qiellit.