HomeAktualitet“Porti i Durrësit, tjetër mashtrim publik”, Basha me të rinjtë: Do i...

“Porti i Durrësit, tjetër mashtrim publik”, Basha me të rinjtë: Do i shkojmë deri në fund, ashtu siç zbardhëm aferën e inceneratorëve

spot_img

Në takimin me të rinjtë në Durrës në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, kreu i PD Lulzim Basha u ndal edhe në cështjen e Durrësit, të cilën e konsideroi një tjetër mashtrim publik që demokratët do i shkojnë deri në fund me zbardhjen e të vërtetës.

“Edhe këtë do ta cmontojmë. Dhe po ua them sot këtë, sic u zbardh afera e inceneratorëve, duke përfshirë kryebashkiakun real këtu, që është Dako, por duke bërë të mundur që gjithë këta njerëz të shkojnë të japin llogari para drejtësisë.

Genjeshtra tjetër është mashtrimi publik me portin e Durrësit, dhe ua them sot 6 vjet më parë nisëm denoncimet për inceneratorët sot po dridhen nga drejtësia, tani po ju them aferës së portit të durrësit do i shkojmë deri në fund me të gjitha format e mjetet. Nuk do e lemë Durrësin pa zhvillim. Një palë ndryshon ligjin që t’i hapë rrugë dhënies së Portit të Durrësit, pa garë, duke zhvatur të ardhmen e Durrësit

Pala tjetër thotë ky është projekti Rama-Basha ndërkohë që natën takohet me Dakon, nuk kam ndërmend të merrem me baltën që hedh modeli i vjetër, do merrem me faktet dhe faktet janë këto, pa transparencë nuk ka zhvillim dhe nuk mund të ketë zhvillim me një projekt që nuk e di askush si lindi, ku u konsultua, cila është vlera e tokave, me cfarë çmimi po jepet, sa do fitojë Durrësi

Sa do të fitojë republika s’i di askush se i mbajnë të mbyllur në kasafortë. Janë mjeshtra të kasafortës. Nuk do e mbajnë dot të mbyllur, do ua cajmë sic camë atë të inceneratorëve dhe sot gjysma prej tyre janë në kërkim ndërkombëtar.” u shpreh Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular