HomeKronikeTë shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri. Transportohet me urgjencë...

Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri. Transportohet me urgjencë drejt spitalit

Një i ri është plagosur me armë zjarri në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të dielë, kur edhe u raportua për të shtëna me armë zjarri.

Paraprakisht mësohet se i plagosur ka mbetur një i ri rreth moshës 25-30 vjeç, ende i paidentifikuar.

Bëhet e ditur se i riu është gjetur i mbuluar me gjak në rrugë dhe është dërguar në spitalin e Elbasanit.

Mësohet se ai është futur në sallën e operacionit, por raportohet se gjendja e tij është e rëndë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular