HomeBotaAvioni më i madh në botë u shkatërrua në bazën ajrore të...

Avioni më i madh në botë u shkatërrua në bazën ajrore të Ukrainës, ministri i Jashtëm: Rusia nuk do të jetë kurrë në gjendje…

spot_img

Avioni më i madh në botë, Antonov AN-225 Mriya, u shkatërrua nga një sulm rus në një aeroport afër Kievit. Lajmin e ka bërë të ditur në një postim në rrjtetet sociale, qeveria e Ukrainës.

“Rusia mund të ketë shkatërruar ‘Mriya’ tonë”, tha Dmytro Kuleba, ministri i punëve të jashtme të Ukrainës- “Por ata kurrë nuk do të jenë në gjendje të shkatërrojnë ëndrrën tonë për një shtet të fortë, të lirë dhe demokratik evropian.”

Mriya, që përkthehet në “ëndërr”, ishte ulur në një bazë ajrore ukrainase në Hostomel, e cila kishte qenë vendi i përleshjeve intensive të enjten kur ushtria ruse mori kontrollin e bazës ajrore.

Imazhet satelitore nga Maxar Technologies tregojnë dëme të konsiderueshme në një pjesë të vendit në të cilin ruhet AN-225.

Sistemi i Informacionit të Zjarrit për Menaxhimin e Burimeve të NASA-s zbuloi zjarre të shumta në aeroport, duke përfshirë edhe vendi ku ruhet avioni.

Nuk është e qartë nëse zjarret në aeroport janë rezultat i zjarreve aktuale apo shpërthimeve nga sulmet ushtarake.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular