Pas më shumë se tre orë bisedime, ka përfunduar takimi mes delegacioneve ukrainase dhe ruse. Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i ministrit të Brendshëm Anton Gerashchenko.
“Negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë kanë përfunduar”, tha Gerashchenko në kanalin e tij Telegram, raporton Interfax.
Që në nisje të takimit, Ukraina kërkoi një “armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të trupave ruse”.
Ndërkohë, Moska dëshiron të arrijë një marrëveshje që do ishte në interes të të dyja palëve, sipas negociatorit rus, Vladimir Medinsky.
Përpara fillimit të takimit, presidenti ukrainas Zelensky, u bëri thirrje trupave ruse të linin armët dhe ndërsa Bashkimit Europian i kërkoi të anëtarësim të menjëhershëm të Ukrainës në union.
Ulja në tryezë e dy delegacioneve, vjen në ditën e pestë të hyrjes së forcave ruse në Ukrainë. Bisedimet synojnë ndërprerjen e luftë
15:05-Lavrov anulon vizitën në OKB
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov ka anuluar vizitën e tij në Gjenevë për seancën e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Ministri Lavrov mori vendimin për shkak të ndalimit të udhëtimit të avionëve rus në hapësirës ajrore të Bashkimit Europian.
Raportohet se avioni i Lavrov nuk mund të kalojë nëpër hapësirën ajrore që BE-ja e ka mbyllur për linjat ajrore ruse si pjesë e sanksioneve kundër Moskës.
14:47: Rusia mbyll hapësirën ajrore për 36 shtete
Autoriteti i Aviacionit Civil Rus ka mbyllur hapësirën e tij ajrore për 36 vende.
Sipas agjencisë, vendimi është marrë në përgjigje të sanksioneve të vendosura nga shtetet evropiane për transportuesit ose fluturimet nga Rusia.
13:00: Dalin fotot nga bisedimet Rusi-Ukrainë
Ky është momenti kur delegacioni ukrainas ka mbërritur në Bjellorusi me një helikopter ushtarak.

Delegacionet rus dhe ukrainas janë ulur përballë njëri-tjetrit në tryezë, ku janë vendosur edhe flamujt përkatës të shteteve.