HomeBotaOligarku rus, Roman Abramovich përfshihet ne negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë! Ja...

Oligarku rus, Roman Abramovich përfshihet ne negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë! Ja kush është roli i tij

spot_img

Më kërkesë të zyrtarëve të Ukrainës, mësohet se pronari i skuadrës së Çelsit, oligarku i njohur, Roman Abramovich është përfshirë në grupin e negociatorëve Ukrainë- Rusi që po zhvillohen në territorin Bjellorus.

Sipas SkyNews fillimisht përfshirja e tij në këto negociata qarkulloi si një shaka interneti, por më pas është konfirmuar zyrtarisht nga zëdhënësi i i manjatit rus, Abramovich.

Abramovich i cili ka dhe një pasaportë të shtetit të Izraelit, ka pranuar kërkesën e Ukrainës për të bërë ndërmjetësin në zgjidhjen e konfliktit të armatosur.

“Mund të konfirmoj që Roman Abramovich është kontaktuar nga pala e Ukrainës ndërmjetësuar në arritjen e një marrëveshje paqësore dhe që nga ai moment, ai është përfshirë për të ndihmuar. Duke patur parasysh që përgjegjësia është madhe që ka situata, ju lutem të kuptoni dhe arsyet pse nuk mund të komentojmë më shumë, lidhur me përfshirjen e tij”, theksoi zëdhënësi i Roman Abramovich.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular