Teksa njerëzit përpiqen të largohen nga Ukraina, ka pasur momente dramatike në stacionin Lvivit të këtij vendi. Turma të mëdha janë mbledhur në stacionin e trenit bashkë me familjet e tyre. Ata mundohen të kapin trenat që i çojnë drejt vendeve të BE-së.
Shumë prej tyre janë gra bashkë me fëmijët e tyre, ku shumica nisen për në Poloni. Njerëzit ngrenë lart foshnjat mbi kokat e turmës për t’i hipur në tren.