Luftëtarët ukrainas kanë bërë një “paradë” me ushtarët rusë të kapur rob, në dhjetëra video të hedhura në internet. Ndërkaq, Moska më në fund pranoi se forcat e saj kanë pësuar humbje të mëdha, menjëherë pasi u shfaqën fotografi që tregojnë trupat e luftëtarëve të vrarë të Kremlini
Pamjet e postuara në internet tregojnë të burgosurit rusë të luftës ‘të demoralizuar dhe të rraskapitur’, pasi nuk arritën të depërtojnë mbrojtjen ukrainase në Kiev dhe Kharkiv gjatë fundjavës.
Disa nga videot u postuan në kanalin Telegram nga Ministria e Brendshme e Ukrainës. Shumë robër rusë, pretenduan se besonin se po kryenin stërvitje në rajonet kufitare dhe nuk e dinin se po dërgoheshin për të pushtuar Ukrainën.