Nga Bujar Leskaj
Pas luftës së provokuar në Ukrainë nga Putini, Hitleri i kohërave tona, bota nuk do të jetë më njësoj!
Sikundër edhe marrëdhëniet e Ballkanit Perëndimor me Perëndimin, të cilat janë të kërcënuara në mënyrë permanente nga ndikimet ekspansioniste ruso- serbe!
Sepse a mund t’i besohet sinqeritetit të votës në OKB të Vuçiçit?
Apo mund t’i besohet avokatit të tij në Shqipëri, nipit të Esad Pashë Toptanit, Edi Ramës, i cili nxitoi të përshëndeste i pari me entusiazëm sivëllaun e tij në Beograd?
Nuk e besoj!
Ai nuk është naiv!
As shqiptarët nuk janë naivë!
Shqipëria duhet që qartësisht të mos pranojë ndikimin ruso- serb në Ballkan dhe hapi i parë është të largohet urgjentisht nga “Open Balkan”.
Kujtoj këtu shkrimin e publicistit, shkrimtarit e personalitetit të shquar, Bedri Islami: “Ukraina, krismat në Tiranë! Shqipëria duhet të deklarojë sa më shpejt largimin nga i ashtuquajturi “Ballkan i Hapur””
Për asnjë rast nuk duhet të dëmtojmë e rrezikojmë të ardhmen dhe perspektivën europiane të shqiptarëve e vendit tonë, për shkak të interesave e ambicieve të “vëllezërve” Rama- Vuçiç në Beograd e Tiranë.