Në Bashkinë e Vorës procesi i votimit elektronik vazhdon të hasë problematikë ne emërimin e kryetarëve të propozuar nga Partia Demokratike në 22 ZAZ-të e bashkisë.
Gazetarja e Panorama.al, Valentina Madani ka kontaktuar me nënkryetaren e PD-së, Jorida Tabaku lidhur më këtë ngërç të krijuar në Vorë.
Sipas Tabakut, Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) nuk zbaton vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Sipas nënkryetares së PD-së, Partia Socialiste dhe koalicioni i Sali Berishës, Shtëpia e Lirisë janë bërë bashkë në Vorë.
“Partia Demokratike i ka të gjithë njerëzit e saj në KZAZ, por nuk zbatohet vendimi i KAS dhe 22 qendra nuk emërojnë kryetaret, por vetëm sekretarët sepse Partia Socialiste dhe “Shtëpia e Lirisë janë bërë bashkë në Vorë.
Po presim që të zgjidhet situata dhe në me njerëzit tanë po vëzhgojmë të gjithë procesin”- ka deklaruar Jorida Tabaku për Panorama.al.
VENDIMI I KAS PER VOREN








