HomeKronikeEMRAT+DETAJET/Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik në Fushë-Krujë. Mjetet u përplasën kokë më...

EMRAT+DETAJET/Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik në Fushë-Krujë. Mjetet u përplasën kokë më kokë, shkak shpejtësia dhe parakalimi i gabuar

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Fushë-Krujë, ku humbën jetën katër persona, mes të cilëve një 16-vjeçare dhe një 20-vjeçar.

Gazetari Andi Shota raporton për “BalkanWeb” dhe “News24” se dy makinat janë përplasur kokë më kokë, në aksin Fushë Krujë-Milot, në afërsi të Borizanës. Shkak i aksidentit tragjik dyshohet se ka qenë shpejtësia e madhe e mjeteve, por edhe një parakalim i gabuar.

Siç raporton gazetari Shota, dy persona janë dërguar pa shenja jete në Spitalin e Traumës, ndërsa dy të tjerët kanë humbur jetën pak më vonë, ndërkohë që nga të dhënat nga Trauma thuhet se 34-vjeçarja, që ka mbetur e plagosur nga përplasja, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë ndërruar jetë dy drejtuesit, shtetasit Alfred Dika, 39 vjeç, dhe shtetasi Artan Alushi, 30 vjeç, si dhe pasagjerët Shkumbin Brati, 20 vjeç, dhe A. K., 16 vjeçe, të cilët po udhëtonin në mjetin që drejtonte 30-vjeçari Alushi.

Ky aks rrugor është mjaft problematik, sa i përket aksidenteve, pasi aty kanë ndodhur me dhjetëra aksidente, ku kanë humbur jetën shumë qytetarë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular