Mes tmerrit të përgjakshëm të luftës, një çift nga forcat e mbrojtjes territoriale të Ukrainës kanë vendosur të martohen. Gjithçka ka ndodhur jo shumë larg një postblloku në periferi të Kievit.
Valery dhe Lesya, të dy të veshur me kamuflazh, mbajtën një ceremoni të vogël të rrethuar nga anëtarë të tjerë të forcave të armatosura të Ukrainës, dhe kryebashkiaku i Kievit.