Përmes publikimit të disa fotove, PD denoncon votimin familjar që po kryhet në qendrat e votimit.
Nga pamjet shihen çifte personash të cilët votojnë së bashku, duke mos respektuar fshehtësinë e votës.
Parregullsia u denoncua fillimisht nga nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku, gjatë një prononcimi për media nga Vora.
“Janë duke u kryer votime familjare, do t’i denoncojmë më vonë me foto dhe video”, tha Tabaku.





