Incident në Durrës gjatë procesit të votimit. Është goditur komisioneri i PD në një qendër votimit në Durrës, duke shënuar kështu incidentin e parë në zgjedhjet lokale të pjesshme të 6 marsit.Mësohet se komisioneri Fadri Mezini është goditur jashtë QV 1499 në lagjen nr.8 në Durrës.
Sherri ka ndodhur jashtë Qendrës së Votimit, por personi i dhunuar ka pasur detyrë në këtë QV”, raportoi Osman Stafa.
Një prej anëtarëve të komisionit të votimit tha se procesi ka nisur shumë mirë, por më pas ka ndodhur ky incident dhe është njoftuar policia. “Ishim në proces. Anëtari kishte dalë tek dera. Vjen një makinë me disa njerëz. Kemi njoftuar strukturat, policia po bën punën e vet. Dimë që janë Shtëpia e Lirisë, besoj unë. Denoncimin e bën vetë personi”, tha anëtari i Komisionit. Ai tha më tej se deri tani pjesëmarrja është shumë e ulët.