HomeBotaSulm i ashpër pranë Konsullatës greke në Mariupol, raportohet për 12 të...

Sulm i ashpër pranë Konsullatës greke në Mariupol, raportohet për 12 të vdekur

spot_img

Një sulm është regjistruar pranë Konsullatës greke në Mariupol, ku për pasojë 12 persona kanë humbur jetën.

Sulmi ndodhi pak pas mesditës përpara një stacioni policie. Siç mësohet nga burime qeveritare protothema.gr, jashtë godinës ka ndodhur një shkëmbim zjarri. Stafi i konsullatës është transferuar në një strehë të sigurt. Konsulli grek në Mariupol, Manolis Androulakis, mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka kontaktuar autoritetet greke përmes telefonit satelitor.

Kujtohet se prej rreth një jave shërbimet e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë janë transferuar në godinën ku strehohej Misioni Special i Mbikëqyrjes së OSBE-së në qytet, i cili u godit nga përleshjet në rrugë mesditën e së dielës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular