Në 6 Bashki të vendit po zhvillohen zgjedhjet lokale, ku qytetarët pritet të zgjedhin drejtuesit bashkiakë.
Procesi është shoqëruar me disa incidente, ku në disa qendra është hasur votimi familjar. Konkretisht në qendrën e votimit numër 1554 në Kuç, Vorë ka pasur votim familjar dhe votuesit janë udhëzuar për kë duhet të votojnë
Po ashtu dhe Partia Demokratike ka publikuar një foto ku shihet votimi familjar në këtë Bashki, teksa djali hyn së bashku me nënën për të votuar, në qendrën e votimit nr. 1553, Picar.
Disa nga qendrat votimit në këtë bashkia u vizituan dhe nga kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Vora ishte e vetmja bashki gjatë këtyre zgjedhjeve, ku qytetarët do mund të zgjidhnin kandidatët përmes vitimit elektronik.