Nga Bujar Leskaj
Të dashur mësues!
7 marsi i sivjetshëm përkon me një jubile: 135 vjetorin e çeljes së Shkollës së Parë shqipe.
Gëzuar 7 Marsin, ditën tuaj!
Në këtë ditë ne nderojmë Ju me respekt, për punën e kontributin e madh që keni dhënë, po jepni e do të jepni, për mësimin dhe edukimin e brezave, që jeni kthyer në prindër të dytë për breza të tërë nxënësish.
Pavarësisht vështirësive me të cilat ndesheni e pagave të ulëta; Ju jeni Heronjtë e përditshëm të dijes: Asnjëherë nuk do të ishte e mundur të shpërblehej durimi, fryma, koha, pasioni dhe përkushtimi juaj!
Mirënjohja, dashuria e respekti i brezave do të shoqërojnë gjithmonë punën dhe misionin tuaj fisnik!
Në këtë ditë të shënuar do të dëshiroja të kujtoja dhe të uroja veçanërisht të gjithë ata mësues, të cilët, pas prindërve të mi të shtrenjtë, më mësuan, më dhanë dije nga dija e tyre, kulturë nga kultura e tyre dhe patën një kontribut të veçantë në formimin dhe edukatën time.
Me respektin e nderimin tim më të thellë Ju uroj:
Gëzuar 7 Marsin!