Forcat ruse po “shënjestrojnë 100% civilët” përgjatë rrugëve të evakuimit në Ukrainë. Kështu deklaron Oleksandr Markushyn, kryebashkiaku i Irpin, qytet në periferi të Kievit që është goditur shumë nga lufta.
“Këta nuk janë ushtri, këto janë kafshë,” tha kryebashkiaku për CNN. “Ata po vrasin civilë. Rusët po bombardojnë qytetin tonë, ndërtesat tona të banimit dhe ambulancat. Ata qëllojnë mbi ambulancat. Kjo është thjesht një monstruozitet.”, vijoi ai.
Të dielën, dy predha mortajash ose artilerie goditën një pikë kontrolli në periferi, duke vrarë një familje me dy fëmijë dhe disa civilë të tjerë që përpiqeshin të largoheshin nga pushtimi rus.
“Një grup njerëzish po evakuoheshin dhe brenda 50 metrave pashë mortajat që shpërthyen dhe para syve të mi dy fëmijë dhe prindërit e tyre që vdiqën.”, tha më tej zyrtari. Policia e Kievit deklaroi se 2,000 njerëz janë evakuuar nga Irpin.
Ukrainasit zmbrapsin forcat ruse, vazhdojnë evakuimet në Irpin, mijëra banorë arrijnë në vende të sigurta
Kryetari i qytetit ukrainas, Irpin afër Kievit ka thënë se procesi i evakuimit të civilëve është duke vazhduar.
Oleksandr Markushyn u ka thënë mediave ukrainase se evakuimi është duke vazhduar në mënyrë paqësore dhe rreth 1,000 persona janë dërguar në vende të sigurta.
Mirëpo Markushyn ka thënë se forcat ruse po vazhdojnë të bombardojmë qytetin Irpin.
Ai ka thënë se forcat ukrainase kanë zmbrapsur forcat ruse, të cilat janë tërhequr në skaj të qytetit. Një këshilltar i Ministrisë së Brendshme ka thënë se qytezat tjera në veriperëndim, përfshirë Bakan, Hostomelin dhe Vorzelin, janë duke u kontrolluar nga forcat ruse dhe situata mbetet kritike.