Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Tiranë këtë mesditë.
Një grua ka përfunduar në spital me plagë të rënda të shkaktuara nga goditjet me thikë.
Policia tha se autori i ngjarjes është djali i saj, “shtetasi A. Ll., (S), banues në Burrel, ka goditur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen S. S”.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.03.2022, në Institut Bujqësor, shtetasi A. Ll., (S), banues në Burrel, ka goditur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen S. S., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.