Ish-deputeti Gerti Bogdani, teksa ka komentuar protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore.
Në një intervistë për Ora News, Bogdani tha se presioni qytetar është më i rëndësishëm se aksioni opozitar, ndërsa shtoi se vetëm një presion i tillë do detyronte Kryeministrin Edi Rama të tërhiqej.
Gerti Bogdani: Shumë të rinj, njerëz që kishin dalë me familjet e tyre kishin dalë në protestë. Sot numrat ishin shumë të lartë ndryshe nga protestat e tjera. Ka shumë arsye për të protestuar. Rritja e çmimit të naftës nuk prek vetëm ato që përdorin makinat port ë gjithë qytetarët. Presioni qytetar është më i rëndësishme se aksioni opozitar. Presioni qytetar, do të ishte ajo që të bënte Kryeministrin të tërhiqej. Kryeministri e ka në dorë që të heqë taksat dhe tarifën nga çmimi i naftës.
Ndër të tjera Bogdani shprehet se çmimi i naftës është rënduar nga taksat dhe tarifat e shtetit.
Gerti Bogdani: Çmimi i naftës është i rënduar nga taksat dhe tarifat e shtetit dhe nga tarifat e koncensioneve. Është absurde që çmimi i naftës të rritet me 20, 30, 40 lekë në brenda natës. Kjo tregon se ka një dakordësi mes aktorëve në treg, dhe qeveria duhet të ndërhyjë për këtë gjë.
Ai shtoi se dalja e Kryeministrit Edi Rama dhe Ministres Belindja Balluku, për të folur për çmimin e naftës ishte një tallje që iu bë qytetarëve.
Gerti Bogdani: Dalja e djeshme e Kryeministrit dhe ministrave për këtë çështje ishte një tallje. Kryeministri harxhon miliona lekë për një udhëtim në Dubai, ndërkohë që qytetarët shqiptarë s’kanë mundësi. Ministrja ju thotë qytetarëve që bëjnë pazarin në këmbë, ndërkohë që vet jeton një jetë luksi të shfrenuar, me një pasuri marramendëse.