Një dhomë në godinat e konvikteve të Qytetit Studenti është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas policisë, zjarri ka rënë në një dhomë në katin e tretë të një prej godinave, ku fatmirësisht nuk banonte askush dhe nga flakët pati vetëm dëme materiale
Ende nuk dihet se cili ishte shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.03.2022, në Qyteti Studenti, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka rënë zjarr në katin e tretë të konviktit, në një dhomë të pabanuar, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.







