Kreu i PD Lulzim Basha ka lajmëruar sot se hapi i radhës i PD me përfundimin e komisionit hetimor parlamentar të inceneratorëve është padia penale në SPAK.
“Do përgatitet një kallëzim i plotë për një grup të strukturuar kriminal me në krye kryeministrin”, tha Basha.
“Ndiq paranë është ftesa që i është bërë SPAK. Në të gjithë këtë dicka është e vërtetë, që denoncimet tona kauza ishte e drejtë u deshën 6 vjet sulme e censurë, nuk do mbarojë me kaq këmbëngulja jonë do shkojë deri në deri në fund.
Shumë shpejt topi do jetë në SPAK. A do e pranojnë karremin që këta janë individë tek e tek që njërit i shkau këmba e tjetrit i shkau dora ndërkohë që kryeministri se kishte mendjen apo do japë provën e parë para së cilës gjendet para shqiptarëve e faktorit ndërkombëtar në aferën e shekullit që i ka vjedhur shqiptarëve 430 milionë euro?
Ne do jemi këtu do jemi kudo për të ushtruar presion maksimal që përgjegjësit të shkojnë para ligjit si grup i strukturuar kriminal me vjedhjen më të madhe në histori”, tha Basha në Kuvend.
Sipas Bashës, ne aferen e inceneratoreve, “duhet të kuptoni është që kjo nuk është neglizhencë apo gabim i njërit apo tjetrin të gjithë janë të lidhur bashkë kjo është arsyeja pse bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal në kuptimin penal jo politik të fjalës.
Kjo arsyeja pse kreu i kësaj pune është kryeministri që thotë se di cdo gjë që bëhet në vend po nuk e di që vidhen 430 milionë pas shpinës sime”.