Kryetari i PD-së, Lulzim Basha që në nisje të deklaratës së tij me gazetarët, ka pranuar humbjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit
Ai tha se do të mbajnë përgjegjësi të gjithë, duke nisur nga ai.
“Ka patur një mbledhje të grupit të deputetëve që një ditë më pas, një mbledhje të grupit të kryetarëve, Kolegjin e Kryetarëve, do të vazhdojë me mbledhjen e Kryesisë. Pra jemi në një proces të thellë reflektimi pas të cilit padiskutim do të marrim përgjegjësitë nga unë i pari!”, tha ai.